Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat "Orgametril"

Pershendetje doktoreshe e nderuar, une kam vazhdimisht crregullime me menstruacione gjate ketij muaji kam perdore tabletat Orgametril por sme jane lajmeruar ende menstruacionet vetem desha ta di se a ka mundesi qe gjate perdorimit te tyre te mbetesh shtatzene sepse po e ndjej nje lodhje te pazakonte, flm per pergjigjen tuaj.

Pranvera Veliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Nëqoftëse ka kaluar një javë nga data e pritshme e menstruacioneve, bëj një test shtëpiak për shtatzëni. Sido që të dalë rezultati i testit, drejtohu tek mjeku gjinekolog i cili nëqoftëse je shtatzënë do të japë këshillat e nevojshme, për mbarëvajtjen e shtatzënisë dhe edhe në qoftëse nuk je shtatzënë do të bëjë një seri analizash, për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti