Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet të shqetësohem?

Pershendetje. Jam shtatzene dhe menstruacionet e fundit i kam pas me 16.03.2011 dhe kam dy beba. Kohet e fundit e kam nganjehere tensionin 15 me 9.5 ose 15.5 me 10, mamija e lagjes me ka keshilluar te rri ne spital, a eshte e nevojshme kjo mase? Doktori me ka dhene me pi Aldamet dy here ne dite. Gjithashtu kembet i kam shume te fryera dhe kam dhimbje, analiza per albuminen me ka dale negative, si shpjegohet kjo gje se spo kuptoj gje?

Edlira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edlira

Mendoj se trajtimi dhe ndjekja e shtatzënisë duhet të bëhet në maternitet, pasi është periudha e fundit e saj. Për atë që ankon në lidhje me tensionin arterial të lartë dhe praninë e edemave, kërkohet ndjekje e kujdeshme e shtatzënisë, observim disa herë në ditë nga mjeku obstetër-gjinekolog për të evituar dhe për të kapur në kohë një soferencë/vuajtje fetale.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti