Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë menstruacionesh

Pershendetje Dr. Mund te me ndihmoni me nje pergjigje? Jam 25 vjec dhe gjithmone ditet e menstuacioneve i kam pasur te rregullta, muajin e pare me erdhen ne dt. 3 kete muaj duhet te vinin ne dt. 1. Bera nje test shtatzenie por doli negativ, besoj se ai tregon nqs jam shtatzene dhe pse e bera nga dt. 3? Apo duhet te mos e kisha bere kaq shpejt? (ne fakt i kam pak ato sindrome si para menstruacioneve, dhimbje te gjoksit, ndjesine sikur me vijne). Une kam rreth tre muaj qe provoj te ngelem shtatzene por kjo gje ska ndodhur! Mund te me jepni nje mendim? Shume faleminderit!

Ketina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ketina

Drejtohu tek mjeku për të bërë beta HCG dhe vërtetuar shtatzëninë e mundshme. Nëqoftëse shtatzënia nuk ka ndodhur, atëherë të rekomandoj që përpara se të tentosh për shtatzëni, të bësh një këshillim parakoncepsional. Për të mësur më shumë, lexo artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Dhe kërko nga mjekët zbatimin e këshillave që përshkruhen aty.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti