Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje. Kam lindur qe 4 muaj dhe menstruacionet me kane ardhur pas nje muaji. Femijen e ushqej me gji ne muajin e dyte kam filluar edhe ti jap Aptamil se nuk i ka mjaftuar qumeshti i gjirit, d.m.th vajza pi edhe gji edhe qumesht Aptamil. A mund te me ndihmoni, ju faleminderit.

Suzana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana

Kur neonatit nuk i mjafton sasia e qumështit të nënës, mund të ushqehet edhe me ushqime suplementare. Si qumështi i nënës nuk ka më të mirë, por edhe ushqimet që tregtohen për fëmijë janë të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm. Prandaj nuk shikoj ndonjë problem në rritjen e vajzës tënde për shkak të ushqimit të kombinuar.

I uroj shëndet vajzës tënde.

/komuniteti