Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problemet me placenten gjate shtatzanise

Pershendetje, jam ne javen e 28 te shtatzanise (muaji i shtate) dhe pas kontrolles se rregullt qe bera gjinekologja me tha se placenta eshte shume poshte dhe ka rrezik qe te leshohet gjakderdhja andaj nga muaji i tete duhet te shtrihem ne spital qe te jem nen mbikqyrjen e mjekeve. A ka mundesi te me spjegoni me shume ne lidhje me kete problem. Ju faleminderit shume per ndihmen e ofruar nga ana juaj.

Kosovarja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovarja.

Vendosja e placentës në segmentin më të ulët të mitrës, quhet placenta previa. Placenta e vëzhguar në ekografi, është vendosur poshtë pjesës paraqitëse të fetusit. Ajo mund të provokojë hemorragji të menjëherëshme, pa dhëmbje kryesisht në tremujorin e tretë të shtaztënisë. Prandaj mjekja të ka rekomanduar që të shtrohesh në spital për të patur rregjim shtrati të plotë, sepse duhet të jesh në mbikqyrje të vazhdueshme.

Të uroj për shtatzëni normale deri në javën e 40 të saj.

/komuniteti