Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia e deshiruar

Pershendetje doktoreshe, Problemi im eshte se nuk mund te ngelem shtatzene, jam ne moshen 20 vjecare dhe mundohem te ngelem shtatzene qe 4 muaj por pa sukses. Jam vizituar te gjinekologja dhe ajo me thote se qdo gje eshte ne rregull por mund te ndikoje hipertireoza ime pasi qe hormonet e gjendrres tiroide i kam ne vlera relativisht te rritura. Kam marre mjekim per hipertireoze para 1 muaji dhe cdo gje eshte stabilizuar sa i perket atij problemi dhe perseri nuk ngelem shtatzene. Kam edhe nje shqetesim tjeter. Pas fillimit te raportit seksual per here te pare para 6 muajve menstruacionet nuk me kane ardhur si me heret. Qysh pas muajit te dyte kur fillova raportin seksual, menstruacionet gjate cdo cikli me jane shtyre dy apo kater dite kurse para fillimit te raportit i kam pasur cdo 28 dite dhe zgjatnin 3 apo 4 dite kurse tani me zgjasin min 5 dite dhe me shume copa te mpiksura gjaku dhe kjo gje nuk me ka ndodhur me heret. Dua te shtoj se pothuajse menjehere pas fillimit te raportit seksual kam filluar te provoj te ngelem shtatzene. Gjithashtu gjate raportit tash dy muaj kam dhimbje shume te medha ne bark dhe kjo dhimbje ndonjehere vazhdon edhe me pas dhe zgjat disa dite sidomos kur ulem. Gjithashtu dua te shtoj se ndonjehere kam edhe nje sekrecion te kafte para ciklit menstrual i cili zgjat 1 apo 2 ore dhe pasi ndalon cikli me vjen te nesermen. Kete problem nuk e kam pasur para fillimit te raportit seksual, djegje ne vagine nuk kam, strishoja vaginale me ka dal ne rregull dhe gjinekologja me ka siguruar se cdo gje eshte ne rregull por pa sukses te mbetem shtatzene. Te falenderoj shume doktoreshe dhe shpresoj qe te jepni pergjigje rreth problemit tim sepse kam filluar te brengosem shume.

Gentiana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana.

Që të ndodhë një shtatzëni, duhen të jenë të pranishëm dhe të shëndetshëm së paku një vezë dhe një spermatozoid.

Më vjen mirë që çdo gjë është normale tek ty, sipas konstatimit të gjinekologes. Tashmë duhet që në ditën e 14-të pas ditës së parë të menstruacioneve, të kryhet ekografi për të parë folikulin (ka vezë apo jo në vezore). Nëse çdo gjë është në normale, fillimisht të rekomandoj analizën e spermogramës së bashkëshortit.

Pas këtyre dy ekzaminimeve të rëndësishëm, duhet rivlerësuar mundësia e shtatzënisë. Merre qetësisht problemin e fillimit të shtatzënisë. Qëndro disa ditë (3-4 ditë është koha optimale e formimit të plotë të spermatozoidëve, në cilësi dhe sasi), pa kryer marrëdhënie seksuale. Gentiana, nuk duhet të brengosesh sepse problemet e rëndomta me mjekime të thjeshta kalojnë dhe ti mundet të kesh fëmijën tënd.

Ç’rregullimet e ciklit që konfirmon në pyetjen tënde, nuk janë probleme serioze që influencojnë për shtatzëni. Dhëmbjet në fund të barkut vijnë zakonisht nga një problem infeksioz por, mund t’i shkaktoj edhe një infeksion urinar. Të rekomandoj kulturë sekrecionesh dhe urokulturë dhe marrjen e mjekimit sipas antibiogramës.

/komuniteti