Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, kam bere strisho vaginale dhe jam konstatuar me vaginoze bakterisale, jam duke perdorur Plygynaks vaginaleta dhe Enfeksia 500 mirepo kam dhe nje shqetesim tjeter para 2 dite kam bere dhe nje kontrolle gjinekologjike mjekja me tha qe je hapur pak dhe duhet me qendru shtrire une jam 5 muajshe shtatzene, jam me se e shqetesuar, a eshte terapia adekuate per infeksion dhe si duhet te menjanoj qe mos te hapem edhe me shume, pasi qe eshte heret a duhet ndonje terapi me falni qe e zgjata?!

Lalona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lalona

Në protokollet e mjekimit të vaginozave bakteriale tek shtatzënat, rregjimi i rekomanduar është metronidazol 250 mg, oral, tre herë në ditë, për 7 ditë ose klindamicinë 300 mg, oral, dy herë në ditë për 7 ditë. Trajtimi duhet bërë sipas rekomandimeve të mësipërme pasi vaginozat bakteriale shtojnë rrezikun për ndryshime në ecurinë e shtatzënisë si lindje parakohe, plasje parakohe e membranave, fëmijë të vegjël në peshë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti