Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje shpine

Pershendetje! Kam nje dhimbje shpine sa me pengon per uljen dhe ngritjen ne fund te saj me dhemb. Une ka nje vit qe dua te ngel shtatzene dhe nuk kam ngelur dhe pse vizita qe kam bere te mjeku me thote jam mire. Por shqetesimi i shpines kete muaj me ka bere merak. Dua tju shpjegoj se menstruacionet i kam te rregullta. Kete muaj i kam pasur te fundit me dt. 19.11.2011, ne diten e 14 kam patur nje gjakderdhje te lehte ne te kafte por shume pak. Mos kam ngelur shtatzene apo kam dicka tjeter pasi shqetesohem shume se mos kam ndonje barre jashte mitre? Ju lutem me jepni nje shpjegim! Faleminderit.

Valbona Xhani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona

Përsa përshkruan, gjakrrjedhja në mes të ciklit menstrual është normale dhe ka lidhje me ditët e ovulacionit dhe nuk është shenjë e asnjë lloj shtatzënie e për më tepër e shtatzënisë jashtë mitre. Përpara se të tentosh për fillimin e shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar dhe të kërkosh nga mjeku zbatimin e atyre që presopozohen se janë faktor në infertilitet.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Dhimbjet e shpinës bëjnë pjesë në përditshmërinë e jetës si shkak i ngarkesave fizike ose i qëndrimeve jo korrekte të trupit. Për funksionim të mirë, trupi presupozon lëvizje dhe ngarkesa normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti