Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Epiziotomia (jam shumë e shqetësuar!)

Pershendetje doktoreshe, kam lindur para 3 muajsh me lindje normale. Dje bera marredhenien e pare me bashkeshortin qe nga lindja. Verejta qe gjate marredhenies vendi ku kam qene e qepur eshte çkepur pak. Pata dhe gjakderdhje pak. Sot kisha vetem 2-3 pika, mirepo po e verej qe po kam djegesime. Jam shume e shqetesuar se pse pas gjithe ketyre muajve nuk eshte sheruar plaga, çfare mund te jete kjo?! A duhet perseri te bej qepje? Ju lutem me ktheni nje pergjigje se me te vertete jam shume e shqetesuar nga kjo. Nderimet e mia!

Rinaaaaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Janë normale ato që përshkruan, derisa çdo gjë të shkojë në vendin e vet. E rëndësishme është që hemorragjia është e papërfillshme dhe derisa të mbyllet plaga e “hapur” paksa do ndjesh djegie. Me sa shkruan, nuk mendoj se duhet të ribësh suturim/qepje, por nëse e ndjen veten të shqetësuar apo problemet do të rriten, kontakto me mjekun që ka kryer suturimin për të vlerësuar gjendjen dhe ecurinë e saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti