Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lidhur me infeksionin

Pershendetje mjekja Mimoza, desha te ju pyes lidhur me infeksionin ne vagine. Kam shpesh kruarje, sekrecion dhe enjtje. Po ashtu, pas marredhenieve kam djegie. Te gjitha te mirat!

Rejhan (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rejhan

Shenjat që përshkruan, janë pasojë e infeksionit vaginal. Ndërsa djegia që ndjen pas raportit seksual, vjen si shkak i prishjes së ambjentit vaginal. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse këto lloj infeksionesh janë të thjeshtë, por duhet të trajtohen sa më shpejt për të patur një komoditet shëndetsor normal.

Për të gjetur diagnozën është e nevojshme një analizë dhe meqë dyshoj për kandidozë vulvovaginale, duhet të bësh mykogramën për të gjetur preparatin më të përshtatshëm për trajtim.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti