Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjate shtatzenise

Aktualisht jam ne javen e 23 te shtatzanise. Mbasi bera analizat e para ne javen e 15 ndoshta, rezultova pozitiv me Ureaplazma Urealyticum dhe Candida Albicans. Doktori me dha kuren me Neo-Penotran Forte 7ovula dhe Azatril 0.5g 2 tb per partnerin. Sekrecionet edhe mbas kures ishin njesoj jo teper problematike por shqetesuese. Bera analizen tjeret te cilen ma mori vete doktori dhe rezultova serish pozitiv me Ureaplazma Urealyticum dhe Candida Albicans. Tani doktori me ka dhene Flafyli 0.5g 15ovula. Ne farmaci me dhane "Vagilen" Metronidazolo. A eshte ky preparat i njejte me ate cka doktori me ka shkruar ne recete dhe a do mund ta sherohem me kete kure perfundimisht? Cfare duhet te bej tjeter? Faleminderit per vemendjen Olta.

Olta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Olta.

Flagyli, është preparat që shërben për të luftuar anaerobë të tipit të ureaplazmës. Përbërësi kryesor i tij, është metronidazoli. Edhe preparati vagilen, përbëhen nga të njejtët përbërës.

Pas mjekimit, analizën duhet ta përsëritësh edhe pas dy javë mjekimi për të rivlerësuar situatën.

/komuniteti