Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekreti vaginal

Pershendetje doktoreshe. Jam e moshes 22 vjece dhe qe nje vit e dicka jam e martuar. Shqetesimi im eshte sekreti vaginal i bardhe, ndonjehere ska ere e ndonjehere po, por koheve te fundit me shume ka. Kam perdorur vaginaleta Neo-Penotran per 7 nete cdo nate nga nje vaginalete dhe hapa flagyl 2 hapa ne dite. Ne fillim me eshte ndaluar pak mirepo sekreti vazhdon edhe me tutje. I kam bere edhe strishot vaginale, clamidya me kishte dalur negativ, ndersa te vaginale dhe cervikale kisha baktere patogjene, mjekja me kishte thene se mungonte flora normale bakterore. Cfare me sugjeroni ju te perdore ne ndalimin e ketij sekreti sepse eshte neverites per mua, sepse edhe kur kam marredhenie kam kete ere?!

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Përsa përshkruan, dyshohet për vaginozë bakteriale.

Rregjimi i trajtimit duhet të jetë; metronidazol 500 mg, dy herë në ditë, oral për 7-të ditë; ose metronidazol xhel 0.75%, 5gram, intravaginal, një herë në ditë, për 5-së ditë; ose clindamycin krem 2%, 5gram, intravaginal, në darkë për 7-të ditë.

Pasi të kesh marrë një nga trajtimet e përshkruara, dhjetë ditë më pas rekomandohet një analizë e sekrecioneve vaginale (strisho e ngjyrosur sipas Gramit).

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti