Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Pershendetje Dr. Memli. Doja tju pyesja per saktesine e testit te shtatzenise. Ciklin e fundit e kam patur ne dt. 05/11/2011, dhe deri sot me dt 12/11/2011 nuk me ka ardhur akoma. Ne dt 08/12/2011 kam bere nje test por me doli negativ. Mund te kem ngelur shtatzene?

Alma (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Alma

Gonadotropina korionike njerëzore (hCG) është hormon glikoproteinik, niveli i të cilit gjatë shtatzënisë nga embrioni në zhvillim pas konceptimit dhe më vonë nga syncytiotrophoblast (pjesë e placentës) rritet nga java në javë deri në javën e 12-të të saj dhe pastaj bie në mënyrë të moderuar deri në javën e 40-të. Tek një grua jo shtatzënë, niveli i këtij hormoni është < 5 mlU/mL ndërsa në javën e 3-të të shtatzënisë ai pararaqitet në nivelin nga 5-50 mlU/mL.

Si konkluzion, testi i urinës për shtatzëni e konfirmon atë edhe pa ardhur data e menstruacioneve të rradhës.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/saktesia-e-testit-te-shtatezanise

Gjithë të mirat.

Elida (13 vite më parë)
Tung Alma, une per veti e kom bo testin para se mem ardh edhe me ka dal i sakte.Klm.
Duce (13 vite më parë)
Nuk eshte e vertete se testi i urines konfirmon shtatzenine edhe para dates se ciklit. Testet te ne qe shiten jane me te dobeta, dhe shume vone e nxojne HCG urine, vetem gjaku tregon ma heret.

/komuniteti