Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si i spjegon mjekësia 40 ditët e para pas lindjes?

E dashura doktoreshe. Se dije se si eshte ne Shqiperi, por tek ne ne Maqedoni egziston nje tradite se 40 ditet e para pas lindjes jane te rezikshme si per femiun ashtu edhe per nenen. Sidomos per foshnjen, keto dite foshnja ende nuk eshte stabile dhe as nuk sheh as nuk ndegjon. Gjithashtu te vjellat apo te qarat dhe te qeshmet ne gjume, dridhja e buzeve, fjetja me sy gjysem te qelur thuhet se foshnja ende nuk eshte e vetedishme se ka filluar jeten ne kete bote dhe se flet me engjujt. Keto 40 dite preferohet te mos dilet jashte shtepise, perveq nese ka nevoje te shkohet ne mjek. Me intereson se si mjeksia i spjegon keto 40 dite dhe a egzistojne keto 40 dite sipas mjeksise? Pershendetje nga Shkupi.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Jo vetëm 40-të ditët e para janë aq të rëndësishëm për foshnjen. Edhe çdo ditë tjetër, që nga konceptimi e derisa fëmija të bëhet zot i vetës nga ana biologjike, ka nevojë për ndihmën e prindërve e sidomos të nënës së tij sepse që nga lindja e deri shumë vite më pas, tek fëmija vazhdojnë të zhvillohen dhe futen në funksionim organe si dhe skeleti i tij. Fëmija lind pas 38-të javëve nga konceptimi me një zhvillim jo të plotë, por organizmi njerzor është ndërtuar në këtë mënyrë dhe duhet konsideruar që zhvillimi dhe funksionimi i organeve, muskujve, skeletit etj, fillojnë të formohen dhe zhvillohen që në momentin e konceptimit dhe vazhdon kështu deri sa kalon mosha e pubertetit të vonshëm, kur fëmija nuk rritet më as në gjatësi.

Nuk mendoj se gjatë 40-të ditëve të para të jetës, fëmija duhet të qëndroj në shtëpi. Ai pavarësisht se nuk sheh apo nuk kupton, ka nevojë për hir të zhvillimit të tij që të jetë pjesë e ambjentit ku do të jetojë që nga dita e parë e lindjes.

Shpresoj të kem qënë e vlefshme në përgjigjen time.

/komuniteti