Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prednizoli në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe. Para 5 muajve kam humbur femijen ne javen 29 per shkak te PIH sindromes. Une vuaj nga artriti reumatoides dhe hipotireoza por gjate shtatzenise kam qene nen kontroll te doktoreve dhe jam ndi mire. Me intereson te di a lidhet ky problem me semundjet e mia? Tani qe 5 muaj pas lindjes jam ne terapi me Prednizol per shkak te ashpersimit te artritit, a rrezikoj te mbetem shtatzene tani kur po perdore 4 mg Prednizol ne dite dhe cilat analiza me preferoni ti bej pervec strishove ngase po pregatitem per fillim te shtatzenise dhe a do jem e rrezikuar prape nga ky problem, a eshte e nevojshme ta bej screeningun e trombofilise per shkak se kisha nje hematome ne fund te shtatzenise? Ju faleminderit.

Mirvete (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirvete

Të këshilloj që të mos tentosh për shtatzëni, gjatë periudhës që trajtohesh me kortizonikë. Këshilla me mjekun endokrinolog vlen për të trajtuar funksionin e gjendrës së tiroides. Edhe pasi të mbash në kontroll nivelin e hormoneve të gjendrës së tiroideve mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithashtu të rekomandoj që të lexosh artikullin për këshillimin parakoncepsional dhe kërko nga mjekët që ta zbatosh atë sipas problemeve që mund të kesh apo që shfaqen.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Gjithë të mirat dhe të uroj fat.

/komuniteti