Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje doktoreshe desha te ju pyes rreth vezoreve policistike, una vuaj nga ato jam e martuar qe 5 vite spo kam sukses ne shtatzeni. Mjeku me dha tash te perdori kontraceptive 3 deri 6 muaj... kam be in vitro para 1 viti por skam pas sukses se nuk e kam dite qe kam vezore policistike, mbasi e bera in vitro mjeku me tha se ke vezore policistike dhe duhet te pauzosh me terapi nje kohe dhe te perdoresh kontraceptive dhe metmorfin glukofaze dhe pas kesaj te marr terapi per stimulim te shtatzenise. Desha nga ju te di se a kam sukses me te madh in vitro apo ne menyre natyrale te provoj ju lutem shume te me tregoni pse a eshte kjo terapia e duhur per PCOS? Ju pershendes shume jeni e shkelqyeshme!

xxxxxx (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Sindromi i ovarit policistik nuk mundëson shtatzëninë, nëse nuk trajtohet. Duhet të zbatosh me korrektësi trajtimin me estroprogestativ, që të ka dhënë mjeku gjinekolog. Pas trajtimit, mjeku do ndjekë ekografikisht maturimin e folikulit dhe nëse ky proces nuk ndodh, atëherë do të lindë nevoja e marrjes së stimuluesve të ovulacionit.

Nëqoftëse folikuli maturohet, shtatzënia në rrugë natyrore është e mundur.

Gjithë të mirat dhe të uroj fat.

/komuniteti