Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet bërë testi, pas sa kohe?

Vetem deshta te ju pyes, pas tentimit per te mbetur shtatzene pas sa javesh mundesh ta vertetosh nese je apo jo shtatzene? Faleminderit.

Njomza Njomza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza.

Testi shtatzënisë në shtëpi, është test që bazohet në evidentimin e hormoneve të gonadotropinave korionike që gjenden në urinë. Zakonisht, testi bëhet një javë pas vonesës menstruale. Testi i gjakut, evidenton nivelin e hormoneve të gonadotropinëve korionike në plazmën e gjakut. Zakonisht, testi bëhet në javën përpara pritshmërisë së menstruacioneve të rradhës.

Nëqoftëse paraqet vonesë menstruale dhe testet e shtatzënisë si të urinës ashtu edhe të gjakut, nuk tregojnë për praninë e saj, atëherë kontakto mjekun gjinekolog për të bërë ekzaminime të nevojshme për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual.

Gjithë të mirat dhe të uroj fat.

kesi (12 vite më parë)
une doja te beja nje pyetje.....mua me iken menstracionet por dua te bej nje test shtatzania a jep rezulatat pasi ata me iken para 1 jave ?
Njomza Njomza (13 vite më parë)
Faleminderit, edhe nje pyetje e kam.. si quhet testi i cili behet ne gjak per te vertetuar nese je shtatezane apo jo.. si dhe a esht ne rregull nese behet pas dy jave...

/komuniteti