Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

PCOS

Ne nje artikull mbi dietat dhe dhjamin e krijuar ne zonen e barkut lexova qe njera nga arsyet pse femrat vene dhjame ne zonen e barkut eshte PCOS - Policystic ovarian syndrome. Mund te me sqaroni lidhur me kete. Eshte e kurueshme? Behet ndonje lloj testi ne Shqiperi per ta diagnostikuar?

Emri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Sindromi i ovarit policistik është i lidhur me obezitetin dhe mund të trajtohet me efektivitet kur pesha e gruas arrin normale dhe vetëm atëherë mund të arrihet menstruacioni dhe ovulacioni normal. Disa gra e kanë mjaft të vështirë për të humbur në peshë, për këtë arsye ato duhet ti drejtohen dietave me karbohidrate të ulura dhe në ndihmë të tyre mund të jenë ushtrimet gjimnastikore. Disa ekspertë rekomandojnë dietat ku pjesën më të madhe të karbohidrateve gruaja duhet ti marrë nga frutat dhe perimet. Gjithashtu edhe defiçiti në vitamin D, luan rol në zhvillimin e këtij sindromi metabolik prandaj është e rekomanduar edhe marrja e kësaj vitamine.

Edhe në Shqipëri diagnostikohet dhe trajtohet sindromi i ovarit policistik.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti