Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje doktor, deshta te bej nje pyetje lidhje me levizjet e bebit, jam shtatzene per here te pare, ne javen e 29 edhe bebi po me leviz kogja shume, mjeku po thote cdo gje eshte ne rregull por a mundet beba me pas dhimbje a diçka se i bon do levizje jashte mase edhe damaret ne bark po me rrahin, sdi qka mundet me qene te gjitha keto?

Anita Niti (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Anita.

Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj.

Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale.

Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale. Gjithashtu uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti