Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hernia gjatë shtatzënisë

Mirembrema doktoreshe. E kam nje pyetje, jam ne muajn e 5 te shtatzenise, ka nje jave qe me eshte paraqitur si themi ne bruhi ose hernia, po jam e semure edhe prej gripit, prej kolles me shkakton dhimbje. Ju lutem me tregoni a eshte rrezik per bebin edhe per mua?

Nera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nera

Nëqoftëse flitet për hernien umbelikale/kërthizës, atëherë nuk për bën problem për ecurinë e shtatzënisë apo të lindjes. Pas lindjes nëqoftëse vazhdon të jetë e pranishme, drejtohu tek mjeku kirurg të cilët do të bëjnë ndërhyrjen e nevojshme.

Mirë do të jetë që virozat të mos i kalojnë shtatzënat. Nëqoftëse është virozë e stinës, me nxehta dhe duke qëndruar në ambjente të ngrohta, mund të kalohet. Por kur paraqiten komplikacione si kollë, temperaturë etj, atëherë duhet të drejtohesh tek mjeku i familjes i cili do të rekoamndoj terapi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti