Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam dyshime nëse jam shtatzënë!

Kam bebin 3 muajsh tash! Kam pas nje shtatzeni e lindje te mbare, po tash po dyshoj nese jam shtatzene po nuk mund ta kuptoj, jam nene gjidhenese dhe kam pas gjakderdhje pas lindjes 9 jave tani kam pushu 2 jave tani prap kam pas si cikel menstrual po prej asaj here nuk kom menstruacione a dmth qe jam shtatzene? Ju falemenderoj per mirekuptim shpresoj te me keni kuptuar dhe ju faleminderoj per pergjegje! Cdo te mire.

Idona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Idona

Për të vërtetuar nëse je apo jo shtatzënë, bëj një test shtatzënie. Është e rekomanduar që pas lindjes, për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara të përdoren metodat e planifikimit familjar. Kështu duhet të veprosh edhe ti, nëqoftëse dyshimi për fillimin e shtatzënisë nuk vërtetohet.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti