Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Pershendetje!Do doja tju pyesja rreth mundesise se shtatezanise. Menstruacionet e fundit i kam pasur ne 30.10.2011. Jam vizituar tek gjinekologia dhe me dha utogestan per te me ardhur menstruacionet pasi kisha folikula te pa cara. Kam 6 dite qe po i perdore dhe menstruacionet nuk me kane ardhur. Bera dje dhe nje test dhe me doli negativ. Ka mundesi qe te gabohet testi?Po nuk me erdhen menstruacionet ne perfundim te terapise cfare te bej? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Faleminderit!

PPP (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Trajtimi me utrogestan për çrregullimin menstrual që përshkruan, rekomandohet 10 tableta dy herë nga një në ditë nga goja për pesë ditë. Më pas pritet edhe pesë ditë pa terapi. Nëqoftëse gjatë këtyre ditëve cikli menstrual nuk vjen, duhet të bëhet një ekzaminim me sondë vaginale për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin, trashësinë e endometrit dhe gjendjen e vezoreve.

Të uroj fat.

/komuniteti