Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim në shtatzëni

Pershendetje, jam ne muajin e trete te shtatzenise, ne analiza me ka dale hepatiti B. Doja te dija a ndikon per keq tek femija dhe cduhet bere me tej? Faleminderit.

Maria (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maria

Infeksionet më të rëndësishme në shtatzëni përfshihen me shkurtimin TORCH. Në këtë rast T është shkurtimi për Toksoplazmozën, O (përfshijnë hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum), R është shkurtimi për rubeolën, C është shkurtimi për citomegalovirus, dhe H paraqet shkurtimin për herpes simplex virus. Simptomat e këtyre infeksioneve paraqiten nga shkalla e lehtë në të moderuar, e shoqëruar me dobësim të përgjithshëm, ngritje e lehtë e temperaturës, rritje e nyjeve regjionale limfatike, puçra të manifestuara në lëkurë, ndërsa dëmtimet e fetusit janë shumë të mëdha. Disa nga këto infeksione janë të shoqëruara me embriopati tipike për këto infeksione. Si te sëmundjet e tjera në shtatzëni edhe këtu mbrojtja ka rëndësi të veçantë. Për shumicën e infeksioneve të përmendura, ekzistojnë teste specifike në gjak, përmes të cilëve mund të zbulohet se a ka qenë e sëmurë shtatzëna nga këto sëmundje dhe a ka antitrupa mbrojtëse, të cilët mbrojnë bebin gjatë shtatzënisë. Përcjellja e shtatzënisë me ekzaminime ultrasonografike, duke kërkuar simptoma të mundshme, e në disa raste sipas nevojës edhe me anë të amniocentezës, mund të sqarojnë se a është bebi i infektuar apo jo. Në disa raste te këto infeksione aplikohet terapi specifike, ndërsa te infeksionet tjera, nuk ka mundësi mjekimi. Çdo lloj infeksioni gjatë shtatzënisë është i rrezikshëm dhe duhet parandaluar.

Të uroj fat dhe shtatzni të mbarë.

/komuniteti