Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cka duhet të bëj?

Pershendetje doktoreshe. Desha te me keshillosh pas ketij rezultati se cka eshte e udhes te bej qe te ngelem me lehte shtatzene. Rezultati i analizes mikrobiologjike ka dale me dy lloj bakterie: 1. Eschericia coli dhe 2. Enterococcus spp. Preparati mikroskopik: Qeliza epiteliale te deskvamuara, leukocite PLM me e madhe se 10, koke gr+ ne numer te madh, bacile gr-, flora normale bakterore mungon. dmth. Ureaplasma urealiticum eshte pozitive kurse mycoplasma hominis eshte negative. Papa testi gr.II, shkalla 3. Faleminderit per kohen e gjetur.

Zanash (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Analizat tregojnë se është i pranishëm infeksion i përzjerrë, që bëhet shkak edhe për mos mbetjen shtatzënë pasi prishet cilësia e mukusit cervical. Trajtimi medikamentoz do të bëhet në bazë të antibiogramës me antibiotikë oral dhe lokal. Vetëm pasi të jetë eliminuar infeksioni, mund të tentosh për shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat

Zanash (13 vite më parë)
Faleminderit Dr. Mimoza per pergjigjen. Trajtimi medikamentoz qe me eshte jepur: Doksiciklin 100 mg per 7 dite dhe Polygynax capsules vaginales. A eshte e duhur kjo terapi per rezultatin e analizes me larte apo keni ndonje keshille tjeter, dhe a mund te provoj te ngelem shtatzene si ta perfundoj kete terapi? Shume shume faleminderit. Pres pergjigje sa me te shpejt ne menyre qe te filloj me terapine.

/komuniteti