Dhimbje dhëmbi
Lodi
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Proçedurat normale me anestezi lokale mund të kryhen gjatë shtatzënisë pa problem, ndërsa ndërhyrjet më të vështira të cilat kërkojnë anestezi më të thellë, është mirë të shtyhen për tremujorin e dytë të saj. Në rastet e infeksioneve të rënda të dhëmbëve, të quajtura absese, trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm, por ky trajtim nuk bëhet në tremujorin e parë.
Kërko nga stomatologu të bëjë trajtim alternativ, për të kaluar situatën ku ndodhesh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Dhemb i infektuar dhe jam 4 javeshe shtatzene, a mund te perdore ndonje ilac?