Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje doktoreshe, desha te pyes une kam vezore policistike jam 21 vjece kam deshire te mbes shtatzene mirepo pa sukses ciklin e kam te crregulluar kam qene te gjinekologu me ka dhene keto tableta te perdore 3 muaj glucophage 850 mg po qe se nuk kam permiresim tha duhet ti heqim ne menyre llaserike nje mendim te juaj deshta lidhur me rastin tim dhe cfare efekti kane keto barna? Te pershendes.

Elsa 199 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elsa

Sindromi i ovarit policistik vjen nga një çrregullim hormonal në organizëm, kryesisht çrregullohen hormone steroid. Në praktikën e klinikës ku punoj, nëqoftëse trajtimi me glucophage nuk jep rezultat, tentohet trajtimi me estroprogestativ për tre deri në gjatë muaj. Nëse edhe kjo terapi nuk jep rezultat, atëherë vendoset për ndërhyrje të tjera si ajo që të ka propozuar mjeku.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti