Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja në fund të barkut

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 18 te shtatzenise. Deri tani cdo gje ka ecur normalisht. Keto dy ditet e fundit po e ndjeje nje shtrengim ne fund te barkut ne anen e djathte. Nuk kam sekret te shtuar, as ndonje simptome tjeter, vetem ana e djathte e barkut me dhemb kohe pas kohe. Sot bera analizen e urines dhe caktova termin per vizite tek gjinekologu. Desha ta di cfare mendoni ju?

Nesaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa

Mirë do të jetë të më shkruan analizën e urinës, për të dhënë një mendim. Zakonisht shtatzënat me dhimbje të fundit të barkut, u rekomandohet të bëjnë analizë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale. Deri në marrjen e përgjigjes që analizës së urinës që ke bërë, mund të përdorësh phloroglycinol ose spasmex, tre herë nga një tabletë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti