Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth injeksioneve për zhvillim të bebit gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam ne javen e 30 tashme dhe isha e shtrire ne spital per nja 4 dite nga dyshimi mos po lind para kohe dhe si shkak me kane dhene injeksion per beben Bricamyl 0,5 ml nga dy here, jane keto injeksione per zhvillimin e femijes nese lind parakohe me kane thene dhe zhvillimin e mushkerive per çdo rast, ngase jetoj jashte shtetit, trajtimi eshte i mire shume mirepo nuk i jepin rendesi aq shume, krejt normale me kane thene qe eshte edhe pse i kam pyetur nese lind tash me kohe a kane ndikim te keq keto injeksione ne te ardhmen per femijen e ata me kane thene shkurt jo, pa treguar ndonje gje shtese te kisha lutur shume te me spjegosh nese bejne diçka keq ne te ardhmen, ndoshta shume e zgjata po jam nene per here te pare dhe shume po kam frike per kete injeksion! Ju faleminderit nga zemra shume per kohen qe po na kushtoni, zoti ju shperblefte.

Mimoza1 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Preparati që të kanë dhënë, ndihmon për zhvillimin/pjekjen e mushkrive të fëmijës, duke i paraprirë shëndetit të tij nëqoftëse lind parakohe. Nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar për pasojat e preparatit tek fëmija, pasi nuk ka efekte anësore.

Më vjen mirë që ke dalë nga spitali, dhe kjo tregon se është kaluar vështërsia e lindjes parakohe. Por, qëndro shtrirë sa më shumë të jetë e mundur, evito punët e rënda dhe ecjet e gjata. Shiko dhe mundësinë e evitimit të raporteve seksuale, deri afër termit të lindjes. Pas javës së 37-të të shtatzënisë, lindja konsiderohet normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti