Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Veshkët gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr. Mimoza! Kam nje shqetesim, jam shtatzene dhe sa here si zgjohem ne mengjes kam dhimbje te veshkeve, s`di si t`ja bej, analizat i kam mire po para disa viteve kam pas gurre ne veshke, por me kalimin e kohes u stabilizova, tash kam dhimbje te forta sidomos ne mengjes, s`di a e kam nga shtatzenia apo... ? Ju faleminderit.

Leodita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leodita

Përveç konsultës me gjinekologun i cili duhet të përjashtoj mundësinë për një rrezik aborti, duhet të konsultohesh edhe me mjekun urolog për të bëjë ekografi të veshkave. Përveç kësaj, bëj analizën e urinës komplet dhe urokulturë, për të vlerësuar gjendjen e funksionit renal.

Konsulta e dy specialistëve, do bëjë që shtatzënia të ketë ecuri normale.

Të uroj gjithë të mirat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti