Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Proteinat në gjak në numër më të vogël gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 34 te shtatzenise dhe ne kontrollen e fundit para 3 ditesh ishte çdo gje ne rregull. Mirepo ajo qe po me shqeteson shume eshte se kam filluar te kem enjtje ne duar dhe fytyre. Mjeku me rekomandoi qe ti bej analizat per proteinat ne gjak ku rezultati esht ky: 58.2 g/L, desha te dije sa eshte kjo serioze, si ti normalizoj, a kane ndikim negativ te beba, a jam e rrezikuar nga lindja e parakoheshme? Poashtu dua te cek se, tensionin e kam mire 118 me 80, si dhe ne analizat e urines nuk kane dale proteina. Faleminderit.

Shkurta_d@hotmail.com (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta

Edemat në duar dhe fytyrë, mund të vijnë edhe si rezultat i uljes së proteinave dhe tek ty ka ulje të proteinave në gjak (norma është 6-8,5 g/dL), edhe pse në urinë nuk ka proteina. Për këtë arsye duhet të qëndrosh në observacion rigoroz nga mjeku obstetër.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti