Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e virgjinitetit pa gjakderdhje

Pershendetje doktoreshe, kunata ime e ka prish virgjinitetin po gjakderdhje nuk ka pas, te lutem me trego se eshte shume e shqetesuar? Ju pershendes shume, pune te mbare.

Ilirjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana.

Himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajzave me himen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal. Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual. Tek shumë femra, ndodh që humbja e virgjërisë të bëhet edhe pa gjakrrjedhje. Por kjo nuk do të thotë, se ajo ishte e çvirgjëruar më parë se akti seksual. Çarja e himenit varet nga ndërtimi anatomik i tij dhe janë fenomene tepër individuale tek çdo femër.

Gjithë të mirat.

ylberina (11 vite më parë)
a mund te humbet virgjinaliteti nese ende nuk te kan ardhur
Denisi (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam nje djale 21 vjeqar dhe jam martuar me nje vajze dhe deri ate nate me ka thene se ska pas seks me askend por kam bere seks ne naten e marteses me te po nuk ka pas gjakderdhje, ate nate e as naten e dyte, a esht e mundur si me ka thene se kam pas gjakderdhje ku ka shku ne wc, kemi kalu 3 vjet bashke dhe prej asaj nate me ka dale prej zemre, jam ne hall ende as dreq me goje si kam than e leje ma me pyet, jashte zemra ime e din kete hall, flm shume nese me pergjigjesh drejt te lutem.

/komuniteti