Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 34 te shtatzenise, desha te di a eshte normale ne kete jave qe bebi po me leviz me rralle dhe disi levizjet me te renda jo sikur me heret? Flm.

Era 8 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Në këtë moshë të shtatzënisë, fetusi merr pozicionin cefalik. Hapsira është e vogël për madhësinë që ka dhe kjo është arsyeja, që lëvizjet e tij janë të kufizuara.

Për të qënë e sigurtë duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar ecurinë e përgjithshme të shtatzënisë si dhe rrahjet e zemrës fetale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti