Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat janë shkaqet që i mbyllin tubat fallopian?

Nderimet e mia Z. Doktor a mund te me shpjegosh pak per mbylljen e tubave fallopian, cilat jane shkaqet dhe per sa kohe munden mu mbylll tubat? Une jam duke provuar te mbes shtatzene per te dyten here por skam sukses qe dy vite kam lind me prerje cezeriane, a munden tubat mu mbyll per nje periudhe 2 vjetore? Ndonje infeksion te rende nuk kam pas pervec candidas albikans.

Nati (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nati,

Ke bere ndonje ekzaminim ku eshte vertetuar se tubat jane te mbyllura? Nese ke bere nje ekzaminim te tille atehere kane kuptim rreshtat e meposhtem, perndryshe patjeter duhet te konfirmohet se shkaku i mosmbetjes shtatzene eshte bllokimi i tubave te mitres.

Tubat duhet të jenë të kalueshme, sepse nëpër to kalon qeliza vezë prej vezoreve deri te mitra. Bllokimi I tubave mund të vie për shkak të sëmundjes inflamatore të pelvikut (pelvic inflammatory disease PID), endometriozës, cikatrikseve, adhezioneve dhe për shkak të dëmtimit të fimbrieve. Edhe nëse ke ovulacione të rregullta, shtatzënia është e pamundur. Shtatzënia është e pamundur sepse qeliza vezë nuk mund të arrijë deri në mitër, por edhe spermatozoidet nuk mund të takohen me qelizën vezë.

/komuniteti