Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkaqet e abortit spontan

Pershendetje Dr. Mimoza, jam 20 vjeçare isha shtatzene ne javen e 7 dhe pata abort spontan shkaqet nuk dihen kisha gjakderdhje ne mase me te vogel se menstruacionet, shkova ne kontroll te gjinekologju me dha te perdor Utrogestan me tha nuk eshte asgje rrezik, mirepo pas 2 diteve me ra nje cope gjaku dhe shkova ne kontrolle me tha se kam pasur abort spontan mirepo arsya qe me dha doktori me tha "mund te ndodh ne shtatzenine e pare" nuk mu duk arsye kjo pa asnje shkas, para shtatzenise kam bere analizat te gjitha mire nuk ka gjendret tiroide nuk ka diabet asgje po pse ndodhi nuk di a mundesh me me ndihmu te lutem, dhe me sygjeru se kur te filloj per nje shtatzeni tjeter me daten 17.12.2011 me behen 3 muaj qe kam pasur abortin spontan, dhe kur eshte periudha me adekuate per te mbet shtatzene, ju faleminderit, pres nje pergjigje te lutem nga ju, ju pergezoj per punen qe e beni.

Artane (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

PërshëndetjeArtan

Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat.

Ela (12 vite më parë)
E nderuar doktoreshe doja tu pyesja per dicka, ne daten 22.12.2011 ishte hera e fundit qe me erdhen mesturacionet, me pas konstatova se kisha mbetur shtatzene, pyetja ime e pare eshte nese mund te me thoni ne cilen jave jam? sot gjithashtu kam pasur disa sekrecione (te cilat mund te them se i verej vetem gjate urinimit) me ngjyre kafe te celet, jane shume pak dhe jane si ne forme te lengshme, jo si sekrecionet e verdha. Kam dhe pak dhimbje ne fund te barkut dhe urinoj shume shpesh, mund te me thoni ju lutem nese ka shenja aborti? ju falenderoj.

/komuniteti