Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mestruacionet pas lindjes

Prsh znj Mimoza. Kane kaluar 37 dite qe kur kam lindur femijen e pare, per 4 jave e pak gjakderdhja ka vazhduar normalisht, ne fillim kisha gjakderdhje shume dhe te dhimbshme pastaj shkuan duke u pakesuar derisa mu nderprene krejt para 3 - 4 ditesh por cuditerisht sot me kane filluar prape, jane krejt te kuqe dhe relativisht te dhimbshme. Ju lutem nese mund te me shpjegoni pse mund te ndodh nje gje e tille dhe sa mund te zgjase? Ju faleminderit.

Jazmina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jazmina

Periudha e lehonisë edhe mund të shkojë edhe disa ditë më shumë se ajo që quhet si kohë normale. Gjatë kësaj periudhe, organet gjenitale marrin formën dhe funksionin e para lindjes. Lohjet apo sekrecionet hemorragjike, janë më të shtuara në fillim dhe paksohen më vonë, por gjatë kësaj periudhe ka edhe shtime të sekrecioneve që mund të jenë më të kuqe në ngjyrë, por përsëri konsiderohen normale. Pas disa ditësh, shpresoj që kjo situatë do të kaloj dhe ti do futesh në jetën normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti