Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosmbetja shtatzënë

Pershendetje Dr. Memli. Kam nje shqetesim te tille, kam 3 muaj rresht qe tentoj te mbetem shtatzene dhe kjo gje nuk po ndodh... cfare nuk shkon me mua? A duhet te bej nje kontrolle te detajuar tek mjeku gjinekolog? Te lutem me kthe pergjigje sa me shpejte te jete e mundur sepse jam shume e shqetesuar. Ju pergezoj per punen e palodhshme qe beni me ne. Faleminderit Elona1.

Elona1 (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elona,

Nuk ke asnje arsye qe te jesh kaq e shqetesuar! Konsiderohet problem dhe fillohet mjekimi vetem atehere kur nje cift ka marredhenie te rregullta te pambrojtura seksuale per 12 muaj dhe megjithate nuk vie deri te shtatzenia. Ti ke vetem 3 muaj qe po perpiqesh qe te mbetesh shtatzene. Nuk ke nevoje qe te besh kontroll por duhet ta dish se gjasat për të mbetur shtatzënë janë maksimale nëse çifti ka marrëdhënie seksuale 2 ose 3 herë në javë. Këtë provoni për disa muaj dhe pastaj nëse nuk keni sukses bisedoni me gjinekologun. Ai duhet t’ju ndihmojë dhe t’ju tregojë mënyrën se si të detektoni kohën e ovulacionit.

Uroj qe pyetja jote e ardhshme te jete lidhur me javet e para te shtatzenise!

Elona1 (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume...

/komuniteti