Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas ciklit mestrual

Përshëndetje e nderuar! Jam kurioze të di se çfarë mundet me qenë kur pasi t’i mbarosh menstruacionet ke kruarje dhe rritim. Është problemi tek vatat higjienike apo diçka me higjienën? Ju faleminderit shumë.

Rona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Periudha pas menstruacioneve, sjell ndryshim në ekuilibrin hormonal të organizmit. Kjo influencon në ndryshimin e pH-it vaginal duke dhënë mundësinë e lindjes së mykut/kandidozës vulvovaginale e cila klinikisht shprehet në prurit/kruarje dhe shtim të sekrecioneve vaginale. Analiza e sekrecioneve vagianle do të konfirmoj diagnozën dhe mjeku do të përshkruj trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti