Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Jam ne javen e 15-te, nganjehere kam therrje ne fund barkut, a eshte ndonje arsye per brengosje, edhe ne cilen jave me se miri mund te behet percaktimi (pamja) e gjinise se fetusit? Faleminderit.

Bleta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleta

Dhimbjet e barkut kur nuk janë të forta dhe kur nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, konsiderohen si pasojë normale e shtatzënisë. Ndërsa gjinia e fetusit formohet nga java e 6-të e shtatzënisë. Por është e mundur që të vlerësohet me ultrasonografi (ultraze), pas javës së 22 të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti