Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar gjatë shtatzënisë

Pershdndetje doktoreshe! Jam ne javen e 37 te shtatzenise, para nje jave bera analize urine dhe me dolen rruazat e bardha 17-18, mjekja me tha te shperlahem me kamomil qe kam marre ne farmaci. Mirepo me duket sikur tani ndjej dhe djegje teksa urinoj, te lutem me thuaj cfare mjekimi mund te marre qe ta kaloj para se te lind dhe a mund te perdore shperlares Meclon keto dite? Te pershendes.

Marsi Mars (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Prania e rruazave të bardha në urinë, tregon praninë e një infeksioni urinar. Edhe djegia gjatë urinimit e konfirmon këtë vlerësim. Urokultura tregon shkakun e infeksionit dhe antibiograma, antibiotikun e përshtatshëm për trajtim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti