Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizes dhe strisosh

Pershendetje Dr. Mimoza, a ka mundesi qe analiza e gjakut me te dale ne rregull kurse strishoja e mitres me te dale me bakterie, pasi qe edhe andej kalon gjaku? Dhe ne rast se je duke perdorur terapi, kur duhet te provohet qe te ngelesh shtatzene, menjehere pas terapise apo duhet te pritet derisa te shperlahet organizimi nga terapia? Nese duhet te pritet sa kohe duhet? Ju faleminderit.

Zanash (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Nuk ka lidhje analiza e gjakut komplet me strishon vaginale. Prania e bakterieve në strishon vaginale, tregon për infeksion për të cilin duhet të marrësh mjekim për të mos patur pasoja të mëtejshme që lidhen me shëndetin riprodhues. Dy javë pas terapisë bëj një strisho vaginale kontrolluese dhe nëqoftëse nuk ka më prani të bakterieve mund të tentosh të fillosh një shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti