Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 26, udhetimi me avion per deti

Pershendetje doktoresh, tani jam 23 jave shtatzene dhe po mendojme qe ne javen e 26 te udhetojme per Florida (ne deti) udhetimi do te zgjat 3 ore me avion. Deri me tani nuk kam pas ndonje komplikim, shtatzania ka shkuar mire. Ne muajin e 4 e kam pas edhe nje udhetim me avion dhe kam qene mire, por tani pasi klima eshte atje me e nxeht dhe mendojme te bejm plazh a eshte me rrezik per mua apo bebin kjo gje? Ju lutem me keshilloni se si te mbrohem me shume? Gjithe te mirat!

Lina * (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elena

Shtatzënat edhe mund të udhëtojnë si dhe mund të qëndrojnë në mënyrë të moderuar nën rrezet e diellit, por gjithënjë nën rekomandimin e mjekut që ndjek shtatzëninë. E them këtë gjë, se këshillën më të mirë duhet ta marrësh nga mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, sepse ai e njeh gjendjen dhe do të japë këshilla bazuar në gjendjen reale që paraqet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti