Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth prolaktines

Pershendetje, dr te lutem a mund te me tregosh a jam duke e marre dozen adekuate per keto rezultate te prolaktines: 596.2 mlU/L (vlerat referente 102-496) terapia: 2 x 1/2 ne dite bromergon mos eshte doza e vogel e terapise pasi qe e perdori qe 6 muaj,te gjitha analizat tjera ne norme dhe 3 inseminime te deshtuara. Faleminderit shume

Arta A (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Është e besueshme që për vlera të larta të prolaktinës, të jenë të dështuara tre tentativa për shtatzëni. Përpara se të shtosh dozën e bromergonit, duhet të bësh një grafi të sela turcika (është vendi ku vendoset gjendra e hipofizës që prodhon prolaktinën).

Nga grafia, do të vlerësohet vazhdimi i terapisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti