Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia gjatë shtatzënisë

Pershendetje...jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe pasi i bera analizat e gjakut vleren e HGB e kisha 103, kam perdore disa lloje te tabletave per hekur por perseri skane patur efekt ne vend qe te permiresohet, vlera eshte ulur...Desha t`ju pyes cilat ushqime duhet ti ha ne lidhje me kete, se ndoshta aty qendron problemi, nuk marre sasi te nevojshme te hekurit ne ushqim...e pres pergjigjen tuaj.

Besiana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Patologjia që paraqet, tregon për anemi ferriprive (mungesë e hekurit). Bebi që zhvillohet në barkun e nënës, përveç të tjersh ka nevojë edhe për sasi hekuri. Këtë ai e merr nëpërmjet gjakut të nënës, të cilës i harxhohen rezervat e hekurit. Prandaj marrja e tabletave me hekur është domosdoshmëri. Vazhdo t’i marrësh ato çdo ditë, deri 45 ditë pas lindjes.

Ushqimet e pasura me hekur, janë zarzavatet dhe jeshillëqet (spinaqi, sallata jeshile, brokuli etj), mishi, peshku, qumështi, djathi, kosi etj. Përdori këto ushqime dhe të tjera si këto, pa rezerva.

Gjithashtu të këshilloj të bësh edhe një analizë të rëndësishme, quhet ferritinemia. Kjo tregon nivelin e rezervave të hekurit në organizmin tënd. Mbi këtë bazë gjykon mjeku, dhe rekomandimet do të jetë të vlefshme.

/komuniteti