Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet ne shtatzani

Pershendetje, Jam ne javen e 38 te shtatzanise dhe per shkak te infeksioneve qe kam pasur ne shtatzani, marredheniet seksuale i kam pasur me prezervativ. Gjate aktit seksual prezervativi ka mbet brenda meje. Cfare me rekomandoni te beje? Infeksionet qe kam pasur deri me tani ka qene streptococcu dhe candida. Candida ekziston akoma, ndersa streptococcu eshte izoluar teresisht. Poashtu me shqeteson edhe pesha e bebes. Tani eshte 2600 g. A mund te jete shkak i peshes se vogel, infeksioni dhe terapia e shpeshte qe kam perdore?

Teuta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Prezervativi duhet hequr, sepse bëhet burim infeksioni. Këtë bëje menjëherë tek gjinekologu.

Pesha e bebit nuk është në parametrat normal. Për këtë situatë, nuk kanë influencuar infeksionet apo terapia e marrë. Kandida nuk influencon në peshën e bebit. Ndërsa infeksioni streptokoksik nëse nuk mjekohet, mund të shkaktoj plasje të membranave.

Unë të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për fluksimetri, për të vlerësuar sasinë e gjakut që merr bebi. Në bazë të këtij ekzaminimi, vlerësohet nëse pesha e vogël e bebit mund të ketë si shkak mos ushqyerjen e mirë nga nëna. Por lënia pas dore e kësaj gjëndje deri në këtë javë të shtatzënisë, është e pariparueshme.

/komuniteti