Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut B negativ
Miredita dhe pershendetje, jam 23 vjecare jetoj ne Gjermani, vi prej Kosove dhe deshte me ja u bo nje pyetje jam shtatzene ne javen e 33, tashme dhe kam grupin e gjakut B negativ dhe ne javen e 32 kam marre injeksion, a eshte mire apo keq? Pres pergjegjjen tung dhe pershendetje dite te mbare.
Tima (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tima

Tek gratë me rhezus negativ të pa imunizuara, testi indirekt i Coombs-it përsëritet çdo muaj duke filluar nga javë e 18-20 e shtatzënisë. Nëqoftëse ekzaminimi për antitrupa është negativ, atëherë administrohet imunoglobulina anti-D (bëhet injeksioni). Në lindje bëhet një tjetër ekzaminim për antitrupa dhe nëse rezulton përsëri negativ, nuk administrohet imunoglobulina.

Kur gruaja është rhezus negativ e imunizuar dhe titrat e antitrupave kanë vlerë dhe parashikojnë rrezik për sëmundje fetale të rëndë, rreth javës së 28-29 aplikohet imunoglobulina dhe në lindje deri në 72 orë pas lindjes aplikohet imunoglobulina tjetër.

Nëse nuk e ke kuptuar çfarë është shkuajtur, me shkruaj; nëse kjo është lindja e para dhe a ke bërë analizë për antitrupa.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti