Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbët gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, tash jam ne javen e 8 te shtatzenise... kur kam qene ne javen e 2 i kam mbushur 2 dhembe me anestezion, me intereson ta dije a ka ndikim te beba dhe cka ndikon nese po? Ju pershendes dhe pres pergjigje.

Vele (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Vele,

Gjasat jane shume te vogla qe mjekimi i dhembeve ne ate kohe te kete ndikuar te fryti. Anestezioni lokal nuk ka veprim te demshem, por nese ne ate ordinance stomatologjike ka pasur aparat per fotografimin e dhembeve, atehere rreziku mund te jete me i madh.

Nese embrioni tash eshte ne gjendje te mire, qe do te thote nese eshte rritur aq sa duhet dhe i shihen te rrahurat e zemres, atehere mos u bej merak.

Gjithe te mirat.

/komuniteti