Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ta kuptoj se jam shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe, jam 24 vjece, kam cikel te rregullt menstrual 28 ditor dhe ciklin e fundit e kam pas me daten 21.11. ndersa e prisja te ardshmin me daten 18.12 por nuk me erdhi. A thua jam shtatzene? Si mund ta kuptoj kete sepse me daten 19 i bera dy teste por me dolen negativ ndersa po verej shume ndryshime ne organizmin tim, po kam plogeshti, marramendje e vjellje... a mund te jene keto simptoma? Pres pergjigjen tuaj me padurim.

Bibi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bibi

Të vjellurat, nauzeja, marramendja, plogështia etj, janë shenja jo të sigurta të shtatzënisë. Është e mundur që të merret vesh se a je apo jo shtatzënë nëse bën edhe një test të shpejt të urinës pas disa ditësh. Nëse del me dy vija, gjasat që të jesh shtatzënë janë shumë të mëdha.

Nëse ajo konfirmohet, kontakto mjekun për të dhënë udhëzime të nevojshme për mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti