Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje të eshtrave në anën e djathtë të shpinës

Pershendetje Dr Mimoza. I kam 6 muaj se jam shtatzene, deri me tani kam qene ne gjendje shume te mire shendetsore. Qe tre dite si te bi me fjete naten me therrin eshtrat ne anen e djathte te shpines, atehere gjithe naten nuk mundem te flej. Diten nuk kam kurrfare dhembje vec naten kur du me fjete. Pse gjithe kjo dhembje? Dua te di deri kur mund te zgjas kjo dhembje? Dhe si parandalohet kjo dhembje? Te uroj pune te mbare.

Marta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marta

Nuk besoj se ka gjë për tu shqetëaur. Zakonisht dhimbjet e shpinës gjatë shtatzënisë, vijnë për shkak të prishjes së ekuilibrit nga shtimi në peshë apo edhe nga punët e rënda apo ngritja e peshave të rënda. Dhe sigurisht, që dhimbjet do të ndihet kur shtrihesh e në veçanti kur shtrihesh për gjumë. Pak gjimnastikë për të tonifikuar muskujt e kolonës vertebrale si dhe lehtësimi nga punët e rënda qoftë edhe në shtëpi, do të lehtësonte dhimbjet e shpinës. Mos harro që herë pas here, edhe gjatë ditës të pushosh duke u shtrirë apo edhe duke shtrirë këmbët në nivelin e objektit ku je ulur. Qëndrimi në pozicionin anash majtas do të lehtësonte ankesat e tua.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti