Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida albikans

Pershendetje Dr. pas strishos qe bera kisha kandide mjeku me dha clotrimazole vaginale shpesh me paraqitet ky virus a eshte i rrezikshem..Flm ju pershendes.

Nepe (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kandida quhet ndryshe myku (nuk është virus e as i rrezikshëm, është i llojit kërpudhë). Shkaktohet nga disa lloj fungjesh, të cilët ekzistojnë normalisht në vaginën e gruas në një nivel të caktuar.

Në kushte të ndryshimit të ambjentit të vaginës, mykut i krijohen kushte për t’u shtuar duke dhënë aspektin klinik që quhet kandidozë.

Mjekimi i kandidozës, është mjaft i thjeshtë. Duhet ta përdorësh antimykotikun që ka rekomanduar mjeku, jo vetëm për periudhën që shfaqet sëmundja por edhe për dy muaj, disa ditë përpara menstruacioneve. Kjo mënyrë mjekimi nuk do lejojë përsëritjen e sëmundjes.

/komuniteti