Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje e gjirit

E nderuar jam 35 vjeqe para tete muajve ja kam nderprere femijes gjirin, tani femja i ka 16 muaj. Por tani kur ti ndrydhi gjirin me rrjedh qumesht, nuk kam kurrfare dhimbje por jam shqetesuar te lutem me njofto per cka behet fjale? Ju faleminderit.

Skenderi Rrahmani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nuk duhet të ketë rrjedhje nga gjiri pas një ndërprerje kaq të gjatë të gjidhënies. Të rekomandoj të këshillohesh me mjekun gjinekolog, i cili duhet të bëj disa analiza të hormoneve dhe mbi të gjitha nivelin e prolaktinës në gjak. Në bazë të rezultateve, mjeku do të japë trajtimin e nevojshëm që të mos kesh rrjedhje qumështi nga gjiri.

Gjithë të mirat.

Skenderi Rrahmani (13 vite më parë)
Une jam konsulltuar me gjinokolog por me kan then qe eshte gje normale dhe vetem duhet te perdori bengram . A ka ndonje rrezik per kancer te gjirit kjo rrjedhe e gjirit apo jo>

/komuniteti